Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në vazhdën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës.

“Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pata nderin të takoj z. Adi Muzurovic, drejtor për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC).

Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO. Theksova urgjencën e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje dhe domosdoshmërinë e rolit amerikan në arritjen e kësaj marrëveshje.

Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces.