Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në takimin miqësor me Darmanoviq, kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik, transmeton Ballkani.info.

“Si dy shtete që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar në fund Haradinaj. /Ballkani.info

Postimi i plotë: