Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, po ashtu pati kritika për situatën e krijuar.

Ai tha se në Viti dhe Klinë, që janë në karantinë, nuk ekzistojnë as gjërat elementare.

“Aleanca do të përkrahte ndonjë fond që është i ndarë nga projekt buxheti. Ndërsa buxheti është masakër që nuk është lënë asnjë projekt pa prekur. Sot shumica e kolegëve të mi që janë mjekë kanë marrë thirrje nga qytetarët ku ende nuk është parë dora e shtetit. Nëse e shihni si funksionojnë në Klinë apo Viti nuk i kanë as gjërat elementare. Nëse ka ndonjë fond të veçantë për krizën me virusin Aleanca është për”, tha Haradinaj.