Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, ku po diskutohet Ligji i Pagave.

Haradinaj i ka dhënë një këshillë Kurtin, duke i thënë që “në vend të ligjëratave, ta miratojë ligjin”.

“Po më pëlqen nganjëherë që po na mban ligjërata këtu, ju siguroj që këto ligjërata janë edukuese edhe mu më ndihmojnë nganjëherë, por nuk po i zgjidhin temat. Punëtorët jashtë, pesë pare si jepin çfarë ligjërate më jepni mu. Ata presin që kur do ta miratoni ligjin, kur do t’i rritni pagat. Ne ju admirojmë për dëshirën e tuaj me na mbajt ligjërata, ma mirë dërgoni ata ministra te KEK-u me ndonjë tendë le të mërdhihen pak ndoshta gjejnë zgjidhje”.