Haradinaj: Kësaj here nuk do të shkojë në Amerikë, është klima e taksës…

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të shkojë për Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka konfirmuar se gjasat janë të mëdha që këtë vit të mos marrë pjesë në organizimin e Shtëpisë së Bardhë, që bëhet çdo vit në muajin shkurt.

“Qejf kom pasë edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar dje se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë.