Haradinaj kërkon të bëhet kujdes gjatë hapjes së urës mbi lumin Ibër

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se duhet të bëhet kujdes në hapjen e urës mbi lumin Ibër, pasi nuk është çështje e vetëm një dite.

“E kam lutur kryetarin Agim Bahtiri që të ketë kujdes në këtë proces. Kemi tri procese të rëndësishme, ku përfshihet transformimi i FSK-së, anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave”, ka deklaruar kryeministri, raporton lajmi.net.

Sipas tij, për këto arsye duhet t’i kushtohet shumë rëndësi kalkulimeve.