Draft-Rezoluta

Haradinaj kërkon që rezoluta e opozitës të votohet në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me rezolutën e propozuar nga koalicioni qeverisës për dialogun, ka thënë se do të përcaktoj të drejtat e qeverisë apo presidentit për dialogun.

Ai ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend.

“Kemi pasur një debat mjaft të ndjeshëm, rezoluta është një qëllim që na obligon të gjithë edhe presidentin dhe nëse aprovohet në Kuvend shihen se kujt i obligohet. Neni i parë i Kushtetutës dhe neni gjashtë thotë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm Parlamentit”, ka thënë ai.

Këto deklarata Haradinaj i bëri pasi i dorëzoi dekoratën ‘Harta e Artë të Kosovës’ në shenjë respekti për kontributin që ajo ka dhënë për kulturën dhe kombin në përgjithësi.

Liderët e koalicionit qeveritar, para disa ditëve janë mbledhur në kabinetin e tij kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun.

Veseli i ka ftuar në takim kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog