Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka informata se çështja e liberalizimit të vizave mund të jetë në rend dite në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, në muajin e ardhshëm.
Ai është shprehur i rezervuar të flasë për rastin nëse Kosovës nuk do t’i liberalizoheshin vizat.
“Kemi informata se mund të jemi në rend dite në takimin e Këshillit të Ministrave, por mund të mos merret vendimi menjëherë. Këto informata i kemi, ta shohim si do të shkojë vendimi, që të japim reagim pastaj”, tha Haradinaj.
Përndryshe, muajve të fundit, shtete të fuqishme të të BE-së kanë shprehur skepticizëm dhe pasiguri për liberalizimin e vizave për kosovarët.







