Haradinaj: Kaçaniku historikisht u dëshmua përballë pushtuesve

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në 21 vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorët Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Para 21 vitesh, altarit të përjetësisë iu bashkuan Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Luftëtarë të dalluar të Zonës Operative të Nerodimes, sot simbolë të luftës për liri e pavarësi. Kaçaniku historikisht u dëshmua përballë pushtuesve, e obligim i yni është përkujdesja institucionale për vlerat që trashëguam nga ta. Lavdi!

loading…