Haradinaj ka vizituar policët para aksionit në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në orën gjashtë të mëngjesit e ka vizituar dhomën e komandës së policisë. I pari i qeverisë ishte pranë policëve para se ata të niseshin për në Veri të Mitrovicës. Kështu tha shefi i kabinetit të Haradinajt në emisonin “Frontal” në T7.

“Kryeminsitri e ka vizitu në orën 6 dhomën e komandës dhe ka diskutuar për kapacitetet taktitike dhe profesionale që i ka pasur policia. Më fillim të aksionit kryeministri e ka vizituar dhomën e komandës dhe i ka dhënë përkrahje policisë”, ka thënë Selim Selimi.

Selimi më tej ka theksuar se aksioni i sotëm nuk kishte aspak dimension politik.

“Nuk ka dimension politik, aksionet tjera si ai me Gjuriqin ka pasur dimension politik, e ky vetëm sundim i ligjit”, ka shtuar Selimi.