Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth skandaleve të njëpasnjëshme të partisë në pushtet.
Duke folur për përgjimet e fundit të komunikimit të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ai tha se kjo aferë nuk është e vetmja dhe se ka shumë më shumë përgjime Akoma më të rënda, duke përfshirë edhe kreun e kësaj qeverie, Albin Kurti, shkruan Ballkani.info.
Ai thotë se nga informatat që posedon ka prej tyre që shkojnë edhe deri tek ofendimet e rënda të UÇK-së nga pjestarët e kësaj partie./Ballkani







