Haradinaj jep lajmin e madh: Mësimdhënësit që punuan gjatë viteve të 90-ta sot i marrin paratë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka dhënë një lajm të madh për mijëra arsimtarë dhe mësues që kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës gjatë viteve 1990-1999.

“Lajm fantastik për mijëra arsimtarë dhe mësues si dhe për familjet e tyre, që kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës gjatë viteve 1990-1999. Ata nga sot do të marrin kompensimin ligjor e material për punën e tyre heroike. Qeveria me të marrë detyrën ëdhtë angazhuar fort, megjithë pengesat, që ky ligj të miratohet, si satisfaksion moral e material për heronjtë e asaj epoke, që e mbajtën të gjallë shpresën dhe shkollën shqipe duke i dhënë krah lirisë së Atdheut. Ndonëse nuk qe e lehtë, ia dolëm dhe sot ndihem ballëhapur para mësuesve dhe arsimtarëve të vendit. Nuk mund të kishte urim më të bukur për festat e fundvitit se kjo! Faleminderit përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj.