Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i bindur se partia e tij, e vetme, është e para aktualisht në skenën politike vendore. Me PSD-në thotë se janë të paarritshëm nga partitë e tjera.
“Ne jemi të parët, në matjet që kemi parë nga kompani serioze të matjes së opinionit publik. Garojmë me LDK-në dhe me VV-në për vendin e parë. Me PSD-në dalim larg të parët”, ka thënë Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se për koalicion të hershëm me PSD-në është vendosur pikërisht nga sondazhet.
“Ai është parë nga qytetarët si koalicion i natyrshëm”, ka thënë ai.
“Konkurrent seriozë nuk kemi. Të gjithë e shfaqin vetën si të tillë, por realisht nuk kemi. Unë erdha sot nga Gjilani, dhe kemi bërë atje mbi 100 milionë investime, është një gjendje krejt tjetër”, ka thënë Haradinaj.







