Haradinaj: Jemi partner me sipërmarrësit e diasporës që punojnë për zhvillimin Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim pune me kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing.

Haradinaj tha se kanë biseduar për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.

“Falënderues për sipërmarrësit e diasporës që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës dhe në këtë drejtim Qeverinë do ta kenë partner të përhershëm”, tha Haradinaj.

loading…