Kuvendi

Haradinaj: Jemi në pritje të nisë seanca, por ende s’ka kourum

Kryeministri Ramush Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme për dialogun, në holl të Kuvendit tha se ka pajtim mes grupeve parlamentare të pozitës, por edhe me PSD-në.

Haradinaj tha se funksionet e presidentit Thaçi nuk do të ndryshojnë sepse janë funksionet e tij kushtetuese, por dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.

“Pritet dakordimi për një ligj. Vendimi u mor dje, po presim të shohim nëse sot ka kuorum. Nëse ka kuorum përfundon sot, nuk e di a do të vijnë të gjithë deputetët, ende s’kemi kuorum. AAK-ja është gati për seancë”, tha Haradinaj.

I pari i qeverisë tha se nuk është e obligueshme për opozitën të jenë pjesë e dialogur, por duhet të jenë pjesë e konsensusit.

“Duhet të kemi konsensus në marrëveshjet e shumta që ndërlidhen me temat me Serbinë”, tha Haradinaj.