Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gjeneralit të luftës së UÇK-së, Imri Ilazi.
Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gjeneral Ilazi ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit.
“Imri Ilazi – Komandant ‘Ferri’. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit”, ka thënë Haradinaj.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes. Komandant ‘Ferri’ do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!”, shkruan ai.







