Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në 104 vjetorin e vdekjes kujton Isa Boletinin, ai deklaroi se jeta e vepra e tij, janë më madhështore se asnjëherë.
“Emri i Isa Boletinit është skalitur përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve”.
“Mbrojtësi i pavarësisë, komandant çetash, Isa nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.







