Kryetari i AAK-së

Haradinaj iftar në degën e AAK-së në Mitrovicë: Ky qytet është lënë pas dore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga kryetari i degës së Aleancës në Mitrovicë, Qazim Nimani.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Mitrovica është qytet i lënë pas dore, qytet që na thërret për ndërgjegjësim.

“Sot në Mitrovicë, në iftarin e organizuar nga kryetari i degës z. Qazim Nimani, me struktura të Aleancës dhe personalitete të respektuara nga ky qytet. Mitrovica, qytet i lënë pas dore, na thërret për ndërgjegjësim. I kemi borxh të gjithë!”, ka thënë Haradinaj.

BONUS VIDEO| Kompania ‘Apetit’ dyshohet se shiti mishin e Brazilit për të Kosovës, flasin nga AUV