Haradinaj: Ideali i Zahirit dhe dëshmorëve do të jetë pjesë e vizionit tonë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur kurora me lule para shtatores së heroit Zahir Pajaziti për nder të ditëlindjes së tij të 56-të.

Haradinaj tha se kujtimi për sakrificën e heronjve i jep kuptim lirisë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Kujtimi për sakrificën e heronjve i jep kuptim lirisë që gëzojmë sot. Në simbolikë të ditëlindjes së 56-të të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, nderuam kontributin dhe sakrificën që dha për lirinë dhe të drejtat tona. Ideali i Zahirit dhe dëshmorëve të kombit do të jetë përherë pjesë e vizionit tonë për Kosovën. Lavdi veprës dhe figurës së pavdekshme të komandantit të fitores.