Haradinaj ia shuan shpresat Pacollit, e konfirmon se Meliza do të jetë ministre e Jashtme

Pasi që i nominuari nga LDK për kryeministër, Avdullah Hoti, konfirmoi se edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit do të jetë pjesë e qeverisë së re, u raportua më pas se ky i fundit do të emërohet në pozitën e ministrit të Jashtëm.

Por veç një ditë pas, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka shuar shpresat Pacollit, duke konfirmuar se kryediplomate e Kosovës është dakorduar në marrëveshje me LDK-në të jetë Meliza Haradinaj-Stublla.

Mbetet të shihet nëse Pacolli do ta kushtëzon votën e tij për rrëzimin e qeverisë me postin e ministrit të jashtëm, apo do të pajtohet të marrë ndonjë ministri tjetër.