Haradinaj i uron shërim të shpejtë kryeministrit britanik që është vendosur në kujdes intensiv mjekësor

Kryeministrit britanik shërim të shpejtë i ka uruar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

“Nga Kosova e karantinuar i uroj kryeministrit Boris Johnson shërim të shpejtë dhe të rikthehet i shëndetshëm në vendin e punës. Covid-19 na ka bashkuar të gjithëve në këtë luftë. Edhe kjo do të kalojë”, shkroi Haradinaj në Twitter.

Johnson, 55-vjeç, është karantinuar që kur u diagnostikua me COVID-19, më 26 mars.