Haradinaj: I trishtuar për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i trishtuar për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut, ndërsa ka shpreh keqardhjen për lëndimin e ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

“I trishtuar me lajmin për humbjen e tri jetëve nga aksidenti i trafikut në Magjistralen Prishtinë – Gjilan. Ngjarjet si kjo janë momente dhimbjeje për të gjithë ne. Shpreh keqardhjen për lëndimin e Ambasadorës së Turqisë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorës dhe të lënduarve tjerë u dëshiroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.