Haradinaj i tensionuar: S’flas më, deklarohem vetëm përmes avokatit

Ka filluar seanca ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haradinaj mori fjalën duke thënë se në vendin etij duke u akuzuar duhet të ishin koolgët e Prokurorisë Speciale të cilët i nxorrën dokumentet, pasi sipas tij, OVK-UÇK asnjëherë nuk ka pasur qasje për nxjerren e këtyre dokumenteve.

Ai tha se nuk do të flasë më, vetëm përmes avokatit të tij, të cilit i është caktuar vetëm 10 minuta para se të fillojë seanca.

“Zotri Gjykatës dua të them se për mua dhe këdo që ka vetëm një pik logjik nuk ka si kuptohet ndryshe se vetëm kjo prokurori do ta hjek vëmendjen e opinionit nga vetja dhe të kërkojë fajin diku tjetër, pra ne Kosovë e që për ta siq po shihet këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtor kujdestar. Ne pse duhet të përgjigjemi pse i kemi sekretet e tyre. Aty nuk ishin as një fletë as dy fletë, OVL nuk ka pas qasje dhe nuk do të ketë dhe as qe mund të fajësohet për nxjerrjen e këtyre dokumenteve, ne vendin tim duhet të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo edhe ndonjëri nga vetë këta”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se është absurde të akuzohen për fajet e Prokurorisë Speciale.

“Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni qka te pritni apo te befasoheni. Qëndrimi ynë ka qenë publik dhe çdo herë dyshues të këtyre dhomave. Mohimi i faktit duke i anashkaluar se kush i nxirri nga sirtari i kësaj prokuroie këto dokumente kush na i solli këto dokumente në selinë tonë dhe tani ta mbajmë ne përgjegjësinë e tyre është çmenduri. Ne të akuzohemi për t’i lare fajet e kësaj prokurie eshte absurde. Unë mo nuk flas por do të flas vetëm përmes avokatit”, shtoi Haradinaj.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para