Cunami

Haradinaj i shpreh ngushëllime qeverisë së Indonezisë për humbjen e 373 personave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime ndaj qeverisë së Indonezisë për humbjen e 373 personave nga cunami.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është thellësisht i prekur nga tragjedia që e ka kapluar Indonezinë.

“Thellësisht i prekur nga tragjedia që ka kapluar Indonezinë, pas cunamit të ditës së djeshme, ku deri tash ka marrë jetën e 373 personave, mbi 100 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur derisa mijëra familje janë detyruar të evakuohen.

Qeveria dhe populli i Kosovës bashkëndjenjë dhe luten me familjet e viktimave. Qeverisë së Indonezisë i shprehim ngushëllime të thella”, ka thënë Haradinaj.