Haradinaj i shkon në zyrë Hamzës, e dekoron dhe e quan shembull

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me Hamzën kanë pasur një bashkëpunimin siç tha ai të shkëlqyer gjatë qeverisjes së tij, përcjell Ballkani.info.

“Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka shkruar Haradinaj.

Në fotografitë e publikuar shihet se Haradinaj i ka dhuruar një dekoratë Hamzës.

Postimi i plotë:

Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje.

Sot e takova në zyren e tij në Mitrovicë, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe e sigurova për mbështetjen time dhe të AAK-së për të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Mitrovicës.