Sot Kryeministri i Kosovës Ramush Harsadinaj ka pritur në takim ish-Presidenten Atifete Jahjaga, ku u dakorduan që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s.

Në këtë takim Kryeministri Haradinja i ka shprehur mirënjohje Jahjages për përkushtimin e e saj për në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri.

Ja postimi i plotë i Kryeministrit:

Në takim me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, u dakorduam që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s. Duke i shprehur mirënjohje zonjës Jahjaga për përkushtimin e saj në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri, u zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë.
RH