Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Bush: Do të mbahet mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush. Haradinaj ka deklaruar se me vdekjen e Bush, Kosova humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë.

“Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm.
I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.Ë Bush.

Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.

Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë.

Prehu në paqe, njeru i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!