Haradinaj i pikëlluar me vdekjen e komandantit: Pusho i qetë!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e komandantit nga rajoni i Dukagjinit, Halim Tolajn.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza”, ka shkruar ai.