Gjatë ditës së sotme, zëdhënsja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç ka deklaruar se çështja e Trepçës duhet të zgjedhet përmes dialogut në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka përsëritur se kompetencat për vendosjen e statusit për Trepçën i ka parlamenti i Kosovës.

“Statusi i Trepçës vendoset me ligj nga parlamenti i Kosovës, pra statusin e Trepçës e kanë votuar dy të tretat e deputetëve. Komentimi dhe deklaratat mbi këtë çështje janë të pa presedan, andaj edhe kam thënë se e kanë humbur rrugën në oborr”, ka përfunduar Haradinaj, raporton Ballkani.info.

Haradinaj është deklaruar edhe njëherë kundër heqjes së taksës deri në njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia. /Ballkani.info