Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, i cili e ka pyetur atë se “cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu i Francës në Kryeministri?”.

“Prej vitit 1990 e në ditën e sotme, s’kam qenë në dorë të Serbisë. E pse jam kthyer nga Franca, nuk jam unë një njeri që nuk më njeh Uashingtoni, Londra, Berlini e Parisi”, thënë Haradinaj.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Haradinaj ka thënë se vetëm një herë në vitin 1990 ka qenë në një stacion policor të autoriteteve serbe.

Sipas tij, që nga ajo kohë më nuk ka rënë në dorën e Serbisë.