Qeveria e Kosovës

Haradinaj i kërkon qeverisë ta miratojnë ligjin e Trepçës: E keni gati

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas lëndimit të 13 minatorëve nga acidi sulfurik në minierën e Trepçës.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facecook ka kërkuar nga ekzekutivi që të krijohen kushte më të mira për punëtorët dhe nuk duhet të ketë arsyetime, raporton Ballkani.info.

Ai ka thënë se ligjin për Trepçën e kanë të gatshëm Qeveria e Kosovës.

“Ligjin për Trepçën e keni gjetë të gatshëm, vetëm se duhet ta funksionalizoni, si shumëçka që keni gjetë të gatshme dhe nuk hezitoni të merrni merita. Për lëndimin e minatorëve të merrni përgjegjësi dhe ndëshkim”, ka shkruar ai.

Të lënduarave në Stantërg iu ka uruar shërim të shpejtë.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO: Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e rrymës