Haradinaj i hip “bagerit” në përurimin e fillimit të punimeve për qendrën sportive të Prishtinës

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e qendrës së re sportive të FC Prishtinës.

“Sportistët e Kosovës meritojnë tërë vëmendjen tonë. Nisja e qendrës së re sportive për FC Prishtina në Bërnicë është lajm i mirë për të gjithë futbolldashësit. Lajme të tilla do kemi edhe më tutje për zonat tjera. Ambasadorët tonë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i joni t’ua ofrojmë kushtet më të mira”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…