Haradinaj i emocionuar nga “Luanët e Dardanisë”: Me ju, secilën herë, në çdo fitore, në çdo sfidë

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur shumë i emocionuar për fitoren e Kosovës kundër Bullgarisë me rezultat 3 me 2 në kuadër të kualimeve për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2020.

“Emocion i papërshkrueshëm ajo çfarë na ofruan në fushë, në mes të Sofjes, Luanët e Dardanisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Me ju, secilën herë, në çdo fitore, në çdo sfidë. Forca Kosovë, si sot, gjithmonë!”, është shprehur ai.