Haradinaj i dorëzon Remit medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa.

Haradinaj i ka dorëzuar Mustafës Medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ për të shprehur siç ka shkruar Haradinaj, respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut.

“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, shkruan Haradinaj në Facebook