Haradinaj i ashpër: Veseli është i kompromituar, VV gjuajti me gurë gjykatat

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Hardinaj, i ka dërguar mesazhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, në luftën që ai po thotë se i ka shpallur korrupsionit, tash kur vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa, ka kritikuar Vetëvendosjen që tha se kanë gjuajtur me gurë gjyktatat. Ai nuk e la pa folur edhe për kreun e LDK-së, Isa Mustafën, shkruan Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai do të luftojë korrupsionin e këtë do ta fiton së bashku 100 për qind.

Ai tutje, ka shkruar se korrupsioni nuk luftohet nga ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.

“Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim”, tha ai.

Haradinaj thënë se në këtë luftë duhet të jemi të sinqetë 100 për qind.

“100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka thënë ai.

loading…