Haradinaj humb një mik të tij (FOTO)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një mik i tij rahovecas.

Bëhet fjalë për afaristin e njohur, Halim Haxhijaha, i cili sipas Haradinajt kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Me anë të një postimi në Facebook ai u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve.

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e z. Halim Haxhijaha, mikut tim dhe një nga njerëzit më punëtorë e më të devotshëm që kam takuar”.

Baca Halim, si një afarist i njohur, duke drejtuar kompaninë “Haxhijaha”, arriti të, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin”.

Si një atdhetar i pashoq, baca Halim, ishte i zoti në punë, në familje dhe do të kujtohet përherë, për vlerat njerëzore dhe atdhedashurinë që e ndau me të gjithë ne”.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Halim!”, ka shkruar Haradinaj Facebook, ku postoi edhe fotografi me të ndjerin.