Haradinaj heroin kujton Yll Morina: Flamurtar në kundërshtim të robërisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Yll Morinën, në njëzetedy vjetorin e rënies heroike të tij.

Haradinaj tha se Yll Morina, ja fali jetën Atdheut dhe do të jetë i pavdekshëm në  kujtimin e brezave.

‘I dashur, trim e guximtar. Flamurtar në kundërshtim të robërisë. 

Ky ishte Yll Morina, që para njëzetedy viteve ia fali jetën Atdheut. 

I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe shqiptarëve. 

Lavdi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.