Haradinaj hedh poshtë idenë për reciprocitet, kushtin për heqjen e taksës e lidh me Trumpin

Ideja për reciprocitet nga konkurrentët e tij politikë po e habit të nominuarin për postin e kryeministrit nga AAK-PSD, Ramush Haradinaj.

“Është pak e habitshme kaq shpejt mu ngut me tjetërsu taksën. Është si në Shqipëri kur thoshin hajde të rrëzojmë çka ka bërë Enveri. Ti rrëzoje konceptin e caktuar ose merri përgjegjësitë por mos i prish punët që i ka kryer dikush para teje”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Sipas Haradinajt, kushdo që vjen në pushtet, me kartën e taksës mund t’i nxjerrë Kosovës njohjen nga Serbia.

“Këta janë kah nguten me hjek taksën e do të mbesin pa kurrgjë në dorë që kur të vjen koha me marrë njohjen, nuk kanë me çka me ndërru”, ka thënë Haradinaj.

“E kisha hjek taksën vetëm nëse vjen presidenti Trump e thotë siç kishte thënë Bushi në Fushë Krujë”, citon Haradinaj fjalët e tyre të cilat thonë se Serbia duhet ta njohë Kosovën në kufijtë ekzistues.

loading…