Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka vizituar Qendrën Studentore ( konviktet dhe menzen studentore).
“Breza e breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës, që gjeneratat e reja t’i përkushtohen dijes dhe vlerave tona si vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ndër tjerash tha se Qeveria ka punuar që të përmirësohen kushtet për studentët dhe ky kujdes do të vazhdojë edhe më tutje.
Kjo vizitë e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj erdhi pasi sot fillon viti i ri akademik.
/Ballkani.info/
Postimi i plotë:
loading…







