Haradinaj ‘gozhdon’ Kurtin dhe ministrat e tij: Pse po vazhdoni ta mbani në punë Nexhat Krasniqin, njeriun që ju e quajtët kriminel dhe “babë të tenderëve”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet aktualisht, i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit Kurtit, ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në këtë pyetje Haradinaj ka folur për Nexhat Krasniqin, aktualisht udhëheqës i Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, person i dënuar për korrupsion, i shkarkuar nga kjo pozitë nga ish ministri Arban Abrashi dhe i rikthyer në punë sërish.

Haradinaj ua ka kujtuar kritikat kur atij ia bënin sa ishte kryeministër, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu.

Sipas tij, aso kohe Sveçla dhe Haxhiu e kishin quajtur kriminel dhe “babë të tenderëve” Nexhat Krasniqin dhe kishin kërkuar shkarkuar e tij.

“Sot ju a keni ndryshuar apo Nexhat Krasniqi është bërë i mirë. Po ashtu këtu e kam një fotografi të zëvendësministrit Hysen Durmishi duke drekuar me një kompani e cila me të ardhur në pushtet këta ia kanë dhënë tenderin e parë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/