Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se “goditjet e Qeverisë Kurti kundër ushtrisë” janë të qëllimshme.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme,” shkroi Haradinaj.

Ai thotë se për këtë përgjegjësia është edhe penale edhe kombëtarë.

“Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”.

“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj. 

Postimi i plotë: