Haradinaj: Gjykata Kushtetuese i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka marrë pjesë sot në shënimin e 10 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se ky institucion i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës.

“Është kënaqësi të shohësh se si institucionet e Kosovës kanë avancuar në zhvillim, në mbrojtje të popullit dhe respektim të vullnetit të tyre”.

“Kosova ka dëshmuar progres dhe po e rritë në vazhdimësi besimin tek qytetarët, se të drejtat dhe liritë e tyre janë të garantuara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…