Haradinaj: Gjaku i martirëve na obligon që të mos ndalemi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinën e tij në Facebook ka kujtuar maskrën që u bë në lagjen Tusuz të Prizrenit nga forcat serbe.

Haradinaj tha se 27 shqiptarë të pafajshëm u masakruan 20 vite më parë.

Tutje, ai tha se gjaku i martirëve na obligon që të mos ndalemi deri sa të gjejmë përgjegjësit e masakrave.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kryeministrit:

“Sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. RH”