Haradinaj: Garantova kaçanikasit se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar qytetin e heroit kombëtar Idriz Seferit. “Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik.”, ka shkruar ai.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka thënë se takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, ka theksuar se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur “Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë”, shkroi ai.

Postimi i plotë: Rrugëtimi ynë i përbashkët drejt fitores tonë të madhe, vazhdoi në qytetin e Idriz Seferit, Kaçanik. Në takim me strukturat dhe simpatizantët e Aleancës, theksova se duhet të kthejmë perspektivën e gjeneratës së re për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, duke garantuar stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe investime, në Kosovën e sigurt.

Garantova kaçanikasit, se nuk do të lejojmë Kosovën e izoluar dhe se ne do të jemi ose anëtar të NATO-së ose të bashkuar me Shqipërinë #ForcaeKosovës