Haradinaj flet për vizitën e Hahnit: Do të flasim edhe për taksën, mirëpresim çdo ide

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj ka folur edhe për vizitën e komisionerit Johannes Hahn.

Ai ka thënë se Kosova ka të arritura në agjendën evropiane e komisionioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë.

Haradinaj po ashtu ka thënë se mirëpret çdo ide.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane e komisionioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Ka lind edhe një taksë të re taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat, kemi vizita edhe për taksen, taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo ide apo sugjerim për me biseduar me komsionerin Hahn”, ka thënë Haradinaj.

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.