Haradinaj flet për raportet e tij me Veselin pas seancës solemne

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Haradinaj është pyetur rreth seancës solemne me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku ishte raportuar se ka pasur disa mospajtime me kryeparlamentarin Veseli.

I pyetur nga gazetarët rreth raporteve me Veselin pas seancës, Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur rast të takohet me të pas seancës.

“Unë nuk mund të komentoj fjalimin e tij në seancën solemne, e di përse po pyesni por nuk mund të iu them asgjë më shumë. Me sa di unë, Veseli ndodhet jashtë vendit andaj edhe nuk kam pasur mundësi të takohem me të pas seancës”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se kryeparlamentari Veseli, gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, ishte deklaruar pro pezullimit të taksës dhe ruajtjes së raporteve me SHBA-të. /Ballkani.info