Haradinaj flet për liberalizmin e vizave: Po e presim vendimin e Këshillit të Ministrave

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj ka mbajtur konferencë për media ku ka folur rreth konkluzioneve të nxjerra sot nga Këshilli Ministrave.

Pasi që vetë kryeministri kishte thënë se liberalizimi i vizave është i sigurt këtë vit, ai ka thënë se arritja deri tek konkluzionet është progres i madh i Kosovës.

‘’Mendoj se duhet bërë dallimin për natyren e konkluzioneve dhe vendimin, për asnjë nga këto çështje nuk ka vendim. Pra, konkluzionet janë përgjithesime dhe jo diqka konkrete. Për liberalizimin janë korrekte dhe ne duhet pritur vendimin për të hyrë në agjendë’’,ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Në fund, ai ka thënë se Këshilli i Ministrave aktualisht është duke e konsideruar marrjen e një vendimi për liberalizmin e vizave për Kosovën./Ballkani.info/