Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas takimit me humanistin e njohur, Halil Kastratit.

Haradinaj është pyetur rreth skandalit të këshilltarit të presidentit Thaçi, i cili doli të ishte përfolur më herët si shërbyes i BIA-s serbe.

Kryeminstri ka thënë se qeveria është duke i ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.

“Pas daljes së këtij lajmi në media, kemi ndjekur procedurat që janë obliguese në këto raste. Ne kemi institucione që na ofrojnë informacione rreth rasteve të tilla, pasi që nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë pa e konfirmuar rastin totalisht. Aktualisht jemi duke i ndjekur procedurat dhe s’mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Haradinaj përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se këshilltari i presidentit ishte paraqitur në një dokumentar të RTK-së si agjent i BIA-s, i cili paguante persona të ndryshëm për të dëshmuar kundër UÇK-së. /Ballkani.info