“Pse me dhanë Qeverie para të popullit për një kompani që vazhdon me humbje”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një intervistë speciale sonte në RTV21. Lidhur me çështjen e Telekomit të Kosovës që po konsiderohet të jetë në prag të falimentimit, Haradinaj tha se Qeveria nuk do të jep para për me humb më tutje.
“Nuk jep Qeveria pare nuk guxojmë me jep pare për me humb ma tutje. Ata që udhëheqim me Telekom duke të kenë në plan biznesi si me rritë kompaninë ata i mbajnë përgjegjësitë, pra kushdo që e ka marrë përgjegjësinë duhet ta marrë përgjegjësinë, duhet ta gjejë mënyrën me zhvillu kompaninë ose të jep dorëheqje me bord me drejtor me krejt të shkojnë në shtëpi, pse me dhanë Qeverie para të popullit për një kompani që vazhdon me humbje jo le të kallëzojnë që kanë plan biznesi le të dalin të suksesshëm shohim, bëjmë ndonjë partneritet, por nuk mundemi me dhanë pare me pshtu bankrotimin nëse ata nuk punojnë. Me këta nuk po them që ka me bankrotu se nëse këta nuk e gjejnë planin e biznesit, del dikush që ka plan edhe e hapim na. Nëse këta nuk dijnë me zhvillu do t’I gjejmë të tjerët që dijnë me zhvillu”, është shprehur Haradinaj. Haradinaj ka thënë se menaxherët e kompanisë publike të Telekomit nuk duhet me dëmtu kompaninë publike.
“Edhe kompania private Z Mobile është e Kosovës edhe ajo paguan tatim në Kosovë janë punëtorë e Kosovës, mirëpo menaxherët e kompanisë publike të Telekomit nuk duhet me dëmtu kompaninë publike ata duke ta mbrojnë interesin e kompanisë sepse janë 2500 njerëz, janë familje edhe në fund të fundit është fytyra e shtetit duhet me bo kujdes se çka bëjnë”, ka potencuar Haradinaj. Haradinaj ka thënë se nuk ka logjikë që kompania e Telekomit të ketë humbje.
“Këta që janë sot nuk e kanë kriju këtë gjendje, por kanë qenë gjenerata e gjenerata që e kanë pru punën ku është këtu, këta janë tani në probleme, por duhet me kanë bindës që munden me e rikthy në biznes profitabile kompaninë, nuk ka logjikë me pas humbje kompania e Telekomit, duhet me pas profit, duke me e kthy në profit, këta e dijn se çka bëjnë”, ka thënë Haradinaj.







