Haradinaj flet për deklaratat e Ramës ku e quajti gënjeshtar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Samitin e Berlinit.

Haradinaj u pyet edhe rreth polemikave me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili dje kishte reaguar ndaj deklaratave të Haradinajt se Rama dhe Thaçi i kishin bërë presion për heqjen e taksës.

Rama e kishte ofenduar Haradinajn, duke thënë se ai ka gënjyer dhe këtë gjë po e bën për të dalur ‘burrë i mirë’ para popullit.

Haradinaj nuk deshti të flasë rreth këtyre deklaratave, por tha se për të shqiptarët janë vëllezërit e tij pa dallim.

“Për mua shqiptartë, të majtë dhe të djathtë janë vëllezërit e mi, por ua kam borgj të vërtetën dhe do ta tregojë çdo herë”, tha shkurt Haradinaj, përcjell Ballkani.info. /Ballkani.info